COVID-19 Semundje renale kronike

COVID-19 fillimisht u karakterizua si një sëmundje febrile e traktit respirator, por gjithnjë e më shumë po fillon të njihet si një sëmundje komplekse multisistemike me një gamë të gjerë manifestimesh. Inflamacioni i pakontrolluar dhe aktivizimi i sistemeve të koagulimit dhe komplementit mendohet të jenë komponentë të rëndësishëm që qëndrojnë në themel të patogjenezës së sëmundjes.

Cilët janë faktorët e rrezikut për infeksion të rëndë nga COVID-19?

COVID-19 ka prekur miliona njerëz në mbarë botën. Shumë sëmundje kronike u raportuan si faktorë rreziku për rritjen e vdekshmërisë dhe agresivitetit të COVID-19, si diabeti, hipertensioni, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, sëmundjet malinje dhe Sëmundja Renale Kronike.

Shumica e pacientëve me COVID-19 kanë simptoma të lehta, megjithatë rreth 5% zhvillojnë simptoma të rënda, të cilat përfshijnë vështirësi të rëndë në frymëmarrjë, shokun septik dhe insuficiences multiorganore.

Ndikimi i COVID-19 në veshka.

Ndër organet më të ndjeshme në prekjen sistemike gjatë infektimit nga COVID-19 është veshka. Raporti i hershëm nga Mbreteria e Bashkuar, i cili përfshinte të dhëna nga 17 milionë të dhëna elektronike shëndetësore, identifikoi gjithashtu sëmundjen kronike të veshkave (SRK) si një faktor risku për mortalitet në pacientët me COVID -19.

Përveç përcaktimit të Sëmundje Renale Kronike si një faktor rreziku për mortalitet të lartë në pacientë me COVID-19, u pa se infeksioni me COVID-19 shkaktonte  dëmtimin akut të veshkave. Mekanizmat që qëndrojnë në themel të zhvillimit të insuficiencës renale akute  të lidhur me COVID-19 janë multifaktoriale, duke përfshirë septiceminë virale, pneumoninë, një përgjigje inflamatore të zgjeruar, dëmtimin e endotelit, hiperkoagulemi, mosfunksionimin e miokardit, nefrotoksicitetin e barnave dhe efektet e hipoksisë së përgjithshme dhe dehidrimit në perfuzionin renal. Dëmtime tubulare dhe vaskulare janë zbuluar në veshkat e pacientëve me COVID-19, kryesisht në biositë që janë bërë pas vdekjes.

COVID-19 mudn të shkaktojë insuficince renale të agravuar e cila mund të ketë nevojë për terapi renale zëvendësuese si hemodiliza, dializa peritoneale. Kjo situatë rrit mundësinë e zhvillimit të Sëmundjes Renale Kronike (SRK) ose progresionit të SRK ekzistuese.

Impakti afatgjatë i COVID 19

Megjithëse kreatinina në gjak mund të jetë në vlera normale pas infektimit nga COVID-19 në shumë pacientë, veshkat mund të mos shërohen plotësisht. Studimet paraklinike kanë demonstruar zhvillimin dhe vazhdimësinë e inflamacionit, fibrozës së veshkave, profileve jonormale të shprehjes së gjeneve të veshkave dhe deficiteve të funksionit pas dëmtimit ishemik të veshkave, pavarësisht nga normalizimi i vlerave të kreatininë në gjak. Në COVID-19, këta mekanizma themelorë patofiziologjikë mund të agravohen së bashku me përkeqësimin e diabetit ose kontrollin e hipertensionit. Përparimi i sëmundjes së veshkave në COVID-19 ka të ngjarë të jetë shumëfaktorial dhe mund të nxitet nga inflamacioni i vazhdueshëm dhe dëmtimi i brendshëm tubular. Biomarkerët e rinj të plazmës dhe urinës specifike për veshkat mund të ndihmojnë për të dalluar etiologjitë themelore mbizotëruese dhe për të parashikuar se cilët pacientë janë në rrezikun më të lartë të SRK pas shtrimit në spital me COVID-19.

Karakteristikat epidemiologjike dhe klinike, patogjeneza dhe komplikimet e pacientëve me COVID-19 në fazën akute janë përshkruar në mënyrë eksplicite, por pasojat afatgjata të sëmundjes mbeten kryesisht të paqarta. Janë publikuar vetëm disa studime me popullata të vogla, me kohëzgjatjen më të gjatë të ndjekjes prej 3 muajsh pas daljes nga spitali.

Gjetjet e studimit VHA ishin të ngjashme me ato të një studimi të pacientëve me COVID-19 në Kinë, i cili zbuloi se 35% e pacientëve kishin funksion të reduktuar të veshkave (eGFR <90 ml/min/1.73 m2) 6 ​​muaj pas shtrimit në spital për infeksion nga COVID-19. Është interesante se 13% e pacientëve që nuk kishin demtim akut renal gjatë shtrimit në spital treguan një reduktim të funksionit të veshkave gjatë ndjekjes.

Në këtë periudhe kur jemi përballë një vale të re të COVID-19, personat me sëmundje relane kronike, të vaksinuar ose jo, nëse janë infetuar më parë më COVID-19 ose jo, duhet të ndjekin masat parandaluese për tu mbrojtur nga një infektim i mundshëm.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna