vezet kolesterol

Vezët mund t`i përdorim në shumë lloje gatimesh. Por a duhet të jetë sasia e vezëve e limituar?

E nisim nga vlerat ushqyese të vezëve.

A janë vezët e shëndetshme?

1 vezë përmban 6 gram proteina dhe është e pasur me vitaminë A, E, B12, B9 (folate) dhe luteinë. Pra, në një lloj mënyre, veza është një burim i rëndësishëm për shumë nutrientë. Secila prej vitaminave të gjendura në vezë ka një rol të rëndëishëm në shëndet:

Vitamina A shërben për shëndetin e syve, përmirëson metabolizmin dhe zhvillimin qelizor.

Vitamina B12 shërben për shëndetin e qelizave nervore dhe qelizave të gjakut.

Vitamina E luan rolin e një antioksidanti që mbron qelizat dëmtimi oksidativ.

Folatet (vitamina B9) ndihmon në formimin e qelizave të reja të gjakut dhe ndihmon rritjen dhe zhvillimin e fëmijës gjatë shtatzënisë.

Luteina ka treguar se redukton degjenerimin makular të lidhur me moshën.

Përmbajta e nutrienteve ndryshon nga e bardha e vezës në të verdhën e vezës. E bardha e vezës përmban 60% të gjithë proteinave në një vezë, ndërkohë që e verdha e vezës përmban më shumë yndyrna të ngopura dhe kolesterol.

Studimet mbi përmbajtjen yndyrore të të verdhës së vezës, kanë treguar se kanë efekt anti-inflamator, anti-oksidant, ndihmojnë në përmirësimin e memories dhe sjellin mbrojtje kardiovaskulare. Kur veza haet e plotë, studimet kanë treguar se ndikon pozitivisht në shtimin e masës muskulare.

A mund të haet vezë çdo ditë?

Për shkak të përfitimeve të shumta që marrim nga ngrënia e vezëve, po është OK të haet një vezë çdo ditë, nëse nuk keni sëmundje kardiovaskulare dhe keni nivel të shëndetshëm të kolesterolit në gjak. Ose mund të hani dy të bardha vezë më një të verdhë veze.

Nëse keni sëmundje kardiovaskulare ose nivel të lartë të kolesterolit, mund të hani 3-4 vezë në javë.

Arsyeja pse nuk duhet të hani më shumë se një të verdhë vezë në ditë është se përmbajtja e yndyrnave të ngopura mund të rrisë nivelin e kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) në gjak. Edhe pse ushqimi që hani nuk është i vetmi faktor që ndikon në rritjen e kolesterolit në gjak, është e rëndësishme të kujtoheni edhe për përmbajtjen e ushqimeve kur përgatisni diçka për të ngrënë.

Për shkak të sasisë së lartë të kolesterolit në të verdhën e vezës, shmangeni ngrënien e saj në rast se keni:

  • Sëmundje të zemrës
  • Hiperlipidemi
  • Diabet tipi 2

Zakonisht ndodh që personat me 65 vjeç kanë frikë të hanë vezë çdo ditë për shkak të rrezikut të rritjes së kolesterolit. Por studimet kanë treguar se rritja e kolesterolit në moshat mbi 65 vjeç ndikohet më pak nga dieta se sa rrtja e kolesterolit në moshat rreth 30 vjeç. Ndaj, personat mbi 65 vjeç mund të hanë 2 vezë të plota në ditë nëse kanë nivel normal të kolesterolit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna