Je në dush dhe papritur sheh nje tufë me flokë në duart e tua. Nëse je pas një infeksioni të COVID-19, ky mund të jetë shkaku i rënies së flokëve.
Në kushte normale, 90% e flokëve janë duke u rritur, 5% janë në gjendje qetësie dhe 5% janë duke rënë. Nëse jeni nën stres apo gjendje të ndryshme shëndetësore, deri në 50% të flokëve mund të kalojnë në fazën e rënies.
Çfarë e ndikon rënien e flokëve në COVID19?
Nëse keni kaluar COVID19, rënia e flokëve mund të jetë një ndër efektet anësore të infeksionit. Studimet kanë treguar se një përqindje e lartë e personave me COVID19 kanë raportuar rënie të flokëve, zakonisht 1 deri në 2 muaj pas infeksionit.
Në fakt, përveç COVID19, edhe gripi apo sëmundje të ngjashme mund të shkaktojnë ndryshime në flokë. Përveç ndikimit të drejtëpërdrejtë që infeksioni ka në trup, edhe disa efekte shoqëruese të shfaqura gjatë infeksionit të COVID19 përforcojnë ndikimin në rënien e flokëve. Të tilla janë:
- Rënia në peshë
- Deficenca ushqimore
- Stresi emocional
- Çrregullimi i gjumit
- Disa medikamente
Stresi nga COVID19 dhe rënia e flokëve
Edhe vetëm stresi i përjetuar përgjatë pandemisë së COVID19 është i mjaftueshëm për të shkaktuar rënie të flokëve. Pra, jo vetëm ata që janë infektuar me COVID19 kanë përjetuar këtë efekt anësor të pandemisë, çka e bën stresin një faktor të rëndësishëm për rënien e flokëve.
Po vaksina anti-COVID19 a shkakton rënie të flokëve?
Disa studime kanë treguar një lidhje të lehtë mes vaksinës kundër COVID19 dhe alopecisë. Megjithatë, ky studim nuk është i mjaftueshëm për të dalë në konkluzione të sakta, pasi popullata e përshirë në studim ishte e vogël dhe mund të ketë patur risk më të hershëm për rënie të flokëve.
Sa zgjat rënia e flokëve nga COVID19?
Në shumicën e rasteve rënia e flokëve nga COVID19 zgjat nga 2-6 muaj. Kjo periudhë është mjafteshëm e gjatë për të shtuar edhe më shumë stress, cka mund të përkeqësoj gjithashtu rënien e flokëve.
Trajtimi për rënien e flokëve gjatë COVID19
Pavarëisht se mund të kthehet në një situatë shumë stresuese, rënia e flokëve si pasojë e COVID19, stresit apo shkaqeve të ngjashme mund të trajtohet.
Si fillim duhet të menaxhohet stresi sipas nevojës. Aktiviteti fizik, dieta e balancuar me ushqime të shëndetshme, vecanërisht proteina dhe hidratimi janë ndër modifikimet e stilit të jetesës më të rëndësishëm që mund të rikthejnë flokun të shëndetshëm.
Të tjera zgjidhje janë:
Minoxidil
Solucion topika ose shkumë, i cili aplikohet në skalp. Vepron duke nxitur flokun të kalojë në fazën e rritjes. Por kujdes, gjithmonë rekomandohet që zgjedhja juaj të bëhet mbi këshillat e dermatologut. Minoxidili nuk duhet të përdoret nga gratë shtatëzëna ose gjatë gjidhënies.
Vitaminat
Përvec multivitaminave, disa vitamina në vecanti mund të ndihmojnë në nxitjen e rritjes së flokut. Një prej tyre është biotina – vitaminë B e tretshme në ujë. Ndërsa, nëse keni mungesë të vitaminës D ose hekurit, edhe kjo mund të jetë një arsye më shumë për të marrë suplemente të këtyre nutrientëve.
Konsultohuni me dermatologun
Ka edhe opsione të tjera për të rikthyer flokun në gjendjen e mëparshme, përfshirë medikamente orale. Shumë persona përfitojnë edhe nga trajtimet e mezoterapisë dhe trajtimit me plazmë. Megjithatë, këto janë trajtime që duhet të rekomandohen nga dermatologu dhe të kryehen nga profesionistë mjekësorë të licencuar.
- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- A është vera e kuqe më e shëndetshme se vera e bardhë? Një studim i ri sfidon këtë hipotezë

- Mosha biologjike dhe rreziku për kancer

- Sa e rrit alkooli rrezikun për kancer?

- Psikologët e Harvardit: Nëse i përgjigjesh me “po” njërës nga këto pyetje, je emocionalisht më i fortë.

- Zhytjet në ujë të ftohtë, përfitimet dhe rreziqet








Lini një koment