Hemoglobina është një proteinë që gjendet në rruazat e kuqe të gjakut. Përveç transportit të oksigjenit në gjak, hemoglobina transporton edhe dioksidin e karbonit nga qelizat për në mushkëri. Niveli i ulët i hemoglobinës ose anemia e bën të vështirë kryerjen e këtyre proceseve shumë të rëndësishme për trupin. Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si të rrisni nivelin e hemoglobinës.
Merrni më shumë hekur
Nëse niveli i ulët i hemoglobinës është shkaktuar nga mungesa e hekurit, ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur mund të ndihmojë. Hekuri ndihmon prodhimin e hemoglobinës, si dhe të rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet e pasura me hekur janë:
- Mishi dhe peshku
- Produktet e sojës, tofu dhe edamame
- Vezët
- Frutat e thata si hurmat e arabisë dhe fiqtë
- Brokoli
- Jeshillëqet si spinaqi ose kale
- Bizelet
- Arrat dhe farat
- Gjalpi i kikirikut
Merrni më shumë folate
Folatet janë një lloj vitamin B, që luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e hemoglobinës. Trupi i përdor folatet për të prodhuar hemin, një element përbërës i hemoglobinës që ndihmon në transportin e oksigjenit.
Mungesa e folateve mund të pengojë maturimin e rruazave të kuqe të gjakut, çka mund të çojë në anemi.
Ushqime të pasuara me folate janë:
- Mishi i vicit
- Spinaqi
- Orizi
- Kikirikat
- Fasulet
- Avokadot
- Lakra
Folatet mund të merren edhe në formën e suplementeve ushqimore, të cilat mund t`i bleni online këtu.
Maksimizoni përthithjen e hekurit
Marrja e hekurit me anë të ushqimit ose suplementeve është e rëndësishme, por duhet të kujdeseni edhe për përthithjen e hekurit në organizëm. Ushqimet e pasura me vitamin C, si portokalli, limoni, luleshtrydhet dhe jeshillëqet nxisin përthithjen e hekurit në organizëm. Marrja e vitaminës C bashkë me hekurin gjithashtu ndihmon.
Vitamina A dhe beta-karoteni mund të ndihmojë përthithjen dhe përdorimin e hekurit nga organizmi.
Ushqime të pasura me vitaminë A janë:
- Peshku
- Mëlcia
- Kungulli
- Patate e ëmbël
- Kale
Ushqimet e pasura me beta-karoten janë:
- Karrotat
- Patate e ëmbël
- Kungulli
- Mango
Duhet theksuar se edhe pse suplementet me vitaminë A ndiihmojnë trupin të përpunojë hekurin, kjo vitaminë është e dëmshme nëse merret në sasi të lartë. Mbidoza e vitaminës A shkakton një gjendje të njohur si hipervitaminoza A. Simptomat mund të jenë dhimbje kockash dhe artikulacionesh, dhe dhimbje e fortë koke.
Merrni suplemente të hekurit
Nëse keni nivel shumë të ulët të hemoglobinës, mjeku mund t`ju rekomandojë të merrni suplemente të hekurit.
Është e rëndësishme të theksohet se shumë hekur mund të jetë i dëmshëm. Mund të shkaktojë simptoma si konstipacioni, nauze dhe të vjella. Në disa raste mund të shkaktojë një gjendje të njohur si hemokromatoza.
Suplementet e hekurit rrisin nivelin e hekurit gradualisht, zakonisht për pak javë. Në disa raste mjeku mund t`ju rekomandojë t`i merrni këto suplemente për disa muaj, për të rritur depozitën e hekurit në organizëm.
Çfarë quajmë nivel normal të hemoglobinës?
Niveli i hemoglobinës matet me anë të analizës së gjakut. Nivel i ulët i hemoglobinës në burra konsiderohet më pak se 13.5 g/dL, ndërsa nivel i ulët i hemoglobinës në gra konsiderohet më pak se 12 g/dL.
Me këshillat e mjekut, niveli i hemoglobinës mund të arrijë normën, e cila është:
- 13.5 – 17.5 g/dL për burrat
- 12 – 15.5 g/dL për gratë
Niveli i normës për hemoglobinën për fëmijët varet nga mosha. Ndaj është e rëndësishme të flsini me mjekun për të marrë rekomandimin e duhur.
Cilat mund të jenë simptomat që shkakton niveli i ulët i hemoglobinës?
Simptomat që mund të shkaktojë niveli i ulët i hemoglobinës ose anemia janë:
- Rrahje të shpeshta të zemrës
- Zbehje të lëkurës dhe mukozave
- Lodhje
- Dobësi muskulore
- Dhimbje koke
Çfarë e shkakton aneminë – nivelin e ulët të hemoglobinës?
- Mungesa e hekurit, folateve ose vitaminës B12
- Gjakderdhja
- Kancer/Leucemia
- Sëmundjet e veshkave
- Sëmundjet e mëlcisë
- Hypotiroidizmi
- Talasemia
- Sëmundjet e mushkërisë
Mbani mend
- Në shumë raste, niveli i hemoglobinës mund të rritet me ndryshime në dietë dhe me suplemente. Për dozimin e suplementeve duhet të merrni gjithmonë rekomandimin nga mjeku.
- Në disa raste, kur niveli i hemoglobinës eshte shumë i ulët, mund të rekomandohen transfuzionet e gjakut ose trajtime të tjera.
- Në varësi të shkakut të anemisë dhe llojit të trajtimit, rikthimi i hemoglobinës në nivelet e normës mund të kërkojë kohë të gjate, në disa raste edhe rreth 1 vit.







Lini një koment