Së fundmi është publikuar studimi i fazës së tretë më rezultatet finale nga Cortes et al. Ky studim ka vlerësuar kombinimin e kimioterapisë me pembrolizumab në pacientët me kancer gjiri triple negative (ER-; PR-; Her2-), me rekurrencë lokale ose metastatike. Në analizë janë përfshirë pacientë tumori i të cilëve:
- Kishte pikëzim CPS 10 ose më të madh se 10
- Kishte pikëzim CPS me 1 ose më shumë
- Popullata ITT
Sa efektive janë terapitë aktuale për trajtimin e kancerit të gjirit Triple Negative?
Kanceri i gjirit Triple Negative është një lloj agresiv i kanceri të gjirit, në të cilin nuk shprehen receptorët e estrogjenit, progesteronit dhe nuk ka amplifikim ose shprehje të HER2. Mungesa e këtyre receptorëve dhe HER2 i bën terapitë e targetuara kundër HER2 dhe terapitë hormonale jo efektive në këtë rast, duke lënë si opsion të vetëm trajtimi kimioterapinë citotoksike. Trajtimi me kimioterapi në përgjithësi nuk ka efekt optimal si në përgjigjen ndaj trajtimit ashtu edhe në mbijetesën e përgjitshme. Për këtë arsye, opsione të reja terapeutike janë vazhdimisht nën kërkim për këtë nëntip të kancerit të gjirit.
Si janë rezultatet e studimit të publikuar?
Numri i vdekjeve në nëngrupin me CPS -10 të trajtuar me pembrolizumab + kimioterapi ishte 155 nga 220 pacientë (70.5%). Numri i vdekjeve në nëngrupin me CPS -10 të trajtuar me placebo + kimioterapi ishte 155 nga 220 pacientë (70.5%). Mbijetesa e përgjithshme mesatare (OS) ishte 23.0 muaj në grupin e trajtuar me pembrolizumab + kimioterapi krahasuar me 16.1 muaj ne grupin e trajtuar me placebo + kimioterapi.
Numri i vdekjeve në nëngrupin me CPS -1 të trajtuar me pembrolizumab + kimioterapi ishte 336 nga 425 pacientë (79.1%). Ndërsa individët e këtij nëngrupi të trajtuar me placebo + kimioterapi shënuan 177 vdekje nga 211 pacientë të përfshirë (83.9%). Mbijetesa e përgjithshme mesatare (OS) ishte 17.6 muaj në grupin e trajtuar me pembrolizumab + kimioterapi dhe 16.0 muaj në grupin e trajtuar me placebo + kimioterapi.
Në popullatën ITT, OS në grupin e trajtuar me pembrolizumab + kimioterapi ishte 17.2 muaj ndërsa në grupin e trajtuar me palcebo + kimioterapi ishte 15.5 muaj.
Cilat ishin efektet anësore më të shpeshta në grupin e imunoterapisë?
Ashtu siç pritej, efektet anësore me prejardhje imune ishin më të shpeshta në grupin e trajtuar me pmbrolizumab + kimioterapi. Efektet anësore më të shpeshta ishin hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Në përgjithësi ishin të gradës së ulët dhe të menaxhueshme, ne disa raste me ndërprerje të shkurtra të trajtimit.
Konkluzionet e studimit
Pembrolizumab + kimioterapi ka rezultuar të zgjasë në mënyrë sinjifikative OS në pacientët tumori i të cilëve shpreh PD-L1 me pikëzim CPS 10+, krahasuar me trajtimin standard me kimioterapi për kancerit të gjirit triple negative me rekurrencë lokale ose metastatik.







Lini një koment