BA.2.75 është identifikuar për herë të parë në Indi, në Qershor 2022. Deri në 26 Korrik është identifikuar edhe në 23 shtete të tjera. OBSH shprehet se janë duke e monitoruar këtë variant me shumë kujdes.
Nuk duket sikur për momentin të ketë vend për panik. E vetmja gjë shqetësuese për këtë variant në këto momente është shpejtësia me të cilën po përhapet. Pritet që në Shtator, ky variant të arrijë pikun në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ashtu si variantet e tjera, të bëjë një cikël 2 mujor dhe më pas numri i infektimeve të fillojë të bjerë në Tetor.
Në rezultatet e analizave laboratorike, profesori Yunlong Cao ka vënë re se BA.2.75 është më i aftë për t`i shpëtuar sistemit imunitar se BA.2.12.1 (nje variant i mëparshëm dominant).
Centaurus – emërtimi i ri për nënvariantin e Omicron
Për këtë variant, ndër të tjera është duke u diskutuar edhe emërtimi i tij. OBSH ka përdorur deri tani shkronja të alfabetit grek për të emërtuar disa nga variantet.
Por në 1 Korrik, Xabier Ostale një përdorues i Twitter, por jo një ekspert infektolog, vendosi ta emërtonte këtë variant si Centaurus, i cili i referohet një krijese të mitologjisë greke, gjysmë njeri dhe gjysmë kalë. Në fakt, emërtimi ngeli i tillë dhe emri Centaurus u bë viral menjëherë duke u raportuar si i tillë nga mediat në gjithë botën.
Emërtimi i ri padyshim që lehtëson përhapjen e informacionit, më shumë se identifikimi me disa numra të cilat është e vështirë të memorizohen.
- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- A është vera e kuqe më e shëndetshme se vera e bardhë? Një studim i ri sfidon këtë hipotezë

- Mosha biologjike dhe rreziku për kancer

- Sa e rrit alkooli rrezikun për kancer?

- Psikologët e Harvardit: Nëse i përgjigjesh me “po” njërës nga këto pyetje, je emocionalisht më i fortë.

- Zhytjet në ujë të ftohtë, përfitimet dhe rreziqet








Lini një koment