Mëngjesi e ka marrë titullin e vaktit më të rëndësishëm rreth viteve 60, kur nutricionistja amerikane Adelle Davis sugjeroi se në mënyrë që të shmangësh obezitetin duhet “te hashë mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si lypsar”.

“Eat breakfast like a king, lunch like a prince and dinner like a pauper.”
Adelle Davis
Po a është vërtet mëngjesi vakti më i rëndësishëm i ditës?
Si shumica e gjërave me nutricionin, përgjigja nuk është dhe aq e thjeshtë. Ndërkohë që disa studime tregojnë se mos ngrënia e mëngjesit nuk është e dëmshme, të tjera studime thonë të kundërtën.
Megjithatë, nëse një person arrin të marrë gjithë nutrientët gjatë vakteve të tjera të ditës, mëngjesi mund të mos jetë edhe aq i rëndësishëm.
Faktet që mbështesin ngrënien e mëngjesit
Shumica e të dhënave mbi benefitet e të ngrënit mëngjes vijnë nga kryesisht nga studime observuese, që nuk mund të faktojnë shkakësi për një efekt të caktuar.
Për shembull, një rishikim sistematik i 14 studimeve observuese, i bërë në vitin 2021, tregoi se ata që hanë mëngjes 7 herë në javë, kanë risk të reduktuar për:
- Sëmundje të zemrës
- Diabet
- Obezitet
- Hipertension
- Goditje në tru
- Obezitet abdominal
- Vdekje nga sëmundje kardio-vaskulare
- Rritje të LDL (kolesteroli i keq)
Theksojmë se këto studime kanë treguar se personat që hanë mëngjes kanë shumë më pak risk për sëmundje kardiovaskualre dhe metabolike, por këto studime nuk provojnë që ngrënia e mëngjesit është shkaku i këtij efekti.
Një tjetër analizë të dhënash, e kryer në mbi 30 mijë persona ka treguar se njerëzit që nuk hanë mëngjes mund të mos jenë në gjendje të marrin disa nutrientë të rëndësishëm, sic janë:
- Folatet
- Kalcium
- Hekur
- Vitamina A
- Vitamina B1, B2, B3
- Vitamina C
- Vitamina D
Për më tepër, një tjetër studim i publikuar në 2017 ka treguar se mos ngrënia e mëngjesit shkakton crregullim të ritmit circadian dhe nivel më të lartë të glukozës në gjak pas ushqimit.
Sipas këtyre studimeve, që të ruash ritmin e orës biologjike, duhet të hashë mëngjes.
A mund të biesh në peshë nëse nuk ha mëngjes?
Edhe pse shumë njerëz raportojnë se ndihen më shumë të ngopur nëse e nisin ditën duke ngrënë mëngjes, disa studime kanë treguar se si ata që nuk hanë mëngjesin edhe ata që hanë mëngjes marrin të njëjtën sasi kalorish gjatë ditës.
Një tjetër studim i kryer në 309 persona, tregoi po ashtu se të ngrënit të mëngjesit ose jo nuk ndikon në rënien në peshë.
A janë më të shëndetshëm personat që hanë mëngjes?
Sipas një studimi të vitit 2018, personat që hanë mëngjes janë më të kujdesshëm për mënyrën e të ushqyerit në përgjithësi, bëjnë më shumë aktivitet fizik dhe menaxhojnë më mirë stresin. Në anën tjetër, ata që nuk hanë mëngjes kanë një stil jetese më pak të shëndetshëm, me dietë të pasur në yndyrna, duhanpirje dhe alkool.
Pra arsyea pse mendohet se personat që hanë mëngjes janë më të shëndetshëm, nuk varet nga vakti i mëngjesit por në përgjithësi nga stili i jetesës që këta njerëz zgjedhin të bëjnë.
A duhet të hamë mëngjes?
Nëse zgjedhim të hamë një mëngjes të shëndetshëm, përfitojmë shumë vlera ushqyese, por me sa duket mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Të hashë mëngjes kur zgjohesh i uritur është e rëndësishme, por nëse një ditë zgjohesh vonë dhe nuk ke kohë për mëngjes, mos të të vrasë shumë ndërgjegja.
Nëse mos ngrënia e mëngjesit është një zakon, atëherë duhet të siguroheni që i plotësoni vaktet e tjera me nutrienët e domosdoshëm.
Cfare mund të hamë për mëngjes?
Nëse të pëlqen të hashë mëngjesin, nisja me ushqime si:
- Veza
- Tërshëra
- Kosi
- Fruta
- Toast
- Fara chia
- Djath
- Avokado
- Arra e bajame
Si përfundim?
Edhe pse studimet tregojnë se mëngjesi mbase nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, mbetet sidoqfotë i rëndësishëm. Nëse zgjedh të mos hashë mëngjes, mos u ndje shumë në faj, nuk ka mjaftueshëm fakte që të tregojnë se po bën dicka të dëmshme.
Cfarë është e rëndësishme është t`i përshtatesh nevojave të trupit tënd dhe të jetosh sipas një stili jete të shëndetshëm.
- FDA aprovon kombinimin e ri në trajtimin e kancerit të gjirit

- Depistimi për kancerin e gjirit, i bazuar në riskun individual – po aq efektiv sa depistimi i përvitshëm

- Epoka e re e trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HR-pozitiv

- Si ndihmon vlerësimi geriatrik në trajtimin e kancerit te të moshuarit

- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- Atezolizumab me ctDNA: Drejt personalizimit të imunoterapisë në trajtimin e kancerit të vezikës








Lini një koment