Limfoma jo hodgkin

Edhe pse limfoma jo-Hodgkiniane e tipit difuz me qeliza B te medha është lloji më i shpeshtë i limfomave, dignostikimi shpesh ngjallë shumë pyetje.

Çfarë është limfoma difuze me qeliza B te medha?

Limfomat janë një lloj kanceri që e ka origjinën në qelizat e bardha të gjakut, të quajtura limfocite. Limfocitet janë pjesë e sistemit limfatik, i cili ka për funksion mbrojten nga infeksionet. Në sistemin limfatik bëjnë pjesë edhe nyjet limfatike, në të cilat prodhohet një qelizë specifike e njohur si limfociti B ose qelizat B. Limfocitet B prodhojnë antitrupa të cilat na mbrojnë nga viruset, bakteret dhe infeksionet mykotike.

Ndonjëherë, këto limfocite B mund të transformohen në qeliza tumorale të cilat përhapen nga sistemi limfatik, sic janë nyjet limfatike dhe shpretka, në organe të tjera të trupit, më shpesh palca e kockave. Limofma më e shpeshtë dhe me ritëm më të shpejtë të zhvillimit është Limfoma difuze me qeliza B të mëdha. Quhet e tillë sepse ka një strukturë difuze të përbërë nga qeliza B, të cilat janë më të mëdha se qelizat normale B të maturuara.

Shenja më e shpeshtë e kësaj limfome është shfaqja e një gjendre të fortë, e cila shfaqet papritur dhe rritet brenda një kohe të shkurtër. Këto gjendra zakonisht nuk janë të dhimbshme, por ndonjëherë ndodh edhe zmadhim i organeve të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje ose diskomfort.

Si trajtohet DLBCL?

Duke qenë se limfomat janë pjesë e tumoreve të gjakut, dhe qeliza tumorale transportohen me anë të limfës. Në këtë rast kirurgjia nuk është një opsion për trajtimin.

Trajtimi zakonisht është sistemik, me kimioterapi dhe imunoterapi. Çdo pacient reagon ndryshe nga trajimi, ndaj kohëzgjatja është përgjithësisht individuale.

A ka efekte anësore trajtimi?

Shanset për kurim janë të larta edhe me trajtimet standarde. Megjithatë, studimet për zbulim të opsioneve të reja terapeutike janë të vazhdueshme. Efektet e trajtimit janë të shpejta dhe vihen re që në ditët e para pas fillimi të ciklit të parë të trajtimit.

Si me cdo lloj kimioterapie, efektet anësore që mund të shfaqen me trajtimin janë:

  • Anemia
  • Konstipacioni
  • Diarrea
  • Lodhje
  • Rënie flokësh
  • Humbje oreksi
  • Nauze dhe të vjella

Por ka mënyra se si t`i menaxhojmë këto efekte anësore, ndaj komunikimi i vazhdueshëm me mjekun është shumë i rëndësishëm.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna