Për shkak të reputacionit të tij si një super-ushim, açai berry-n e gjejmë çdo herë e më shpesh në tavolinat tona. Ndoshta keni dëgjuar edhe për suplementet me acai berry, të cilat po rekomandohen së fundmi për të rënë në peshë. Por pavarësisht trendit në rritje për përdorimin e tyre, është mirë që ky suplement të mbahet larg.
Si veprojnë suplementet me açai berry?
Ndryshe nga çfarë mund të mendohet, marrja e një suplementi me açai berry nuk është e njëjta gjë si ngrënia e frutit açai berry. Disa brand-e janë në formën e tabletave, disa të tjera janë në formën pijeve detox ose pluhurit. Fans-at e këtyre suplementeve thonë se i ka ndihmuar me fryrjen e barkut, rënien në peshë dhe konstipacionin. Por, nuk ka asnjë studim serioz që të mbështesë këto efekte.
Çfarë na frikëson në përdorim të këtyre suplementeve?
Tregëtimi i këtyre suplementeve nuk i nënshtrohet ndonjë rregullative specifike, ndaj asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt për atë çka po pini apo merrni. Në fakt, edhe po të shikoni listën e përbërësve, açai berry është vetëm një nga lista e gjatë e përbërësve të këtyre produkteve.
Shumica e këtyre produkteve përmbajnë sasi të lartë laksativësh – barna që përdoren për trajtimin e konstipacionit. Laksativët që gjenden në përbërjen e këtyre suplementëve shkaktojnë dehidrim, çka mund të kthehet në të rrezikshëm kur përdoret për një kohë të gjatë sepse mund të shkaktojë çrregullime elektrolitike.
Nuk duhet marrë gjatë ushqyerjes së fëmijëve me gji
Nuk është aspak e sigurt marrja e këtyre suplementeve nëse ushqeni fëmijën me gji. Një përbërës i zakonshëm i këtyre suplementeve është cascara sagrada – një laksativ bimor. Studimet kanë treguar se mund të shkaktojë dëme serioze nëse kalon në qumështin e gjirit.
Mund të fshehë gjendje të tjera shëndetësore
Në hapsirat reklamuese të ketyre suplementeve, me siguri do të keni parë foto të personave që i kanë përdorur. Foto para përdorimit dhe pas përdorimit, që tregojnë se si është përmirësuar fryrja e barkut me këto suplemente. Edhe pse lehtësimi i fryrjes së barkut mund të jetë një efekt real i suplementit, nuk do të thotë se fryrja e barkut është trajtuar dhe nuk do të rikthehet. Suplementi shkakton vetëm lehtësim të simptomës por pa zgjidhur shkakun. Fryrjet e barkut kronike mund të jenë për shkak të intolerancës ushqimore, psh. mund të jeni sensitivë ndaj glutenit ose laktozës. Është e rëndësishme që simptomat të fliten me mjekun dhe më pas të adresohen profesionalisht.
A të ndihmon Açai berry me rënien në peshë?
Jo dhe aq. Mund t`ju bëjë të mendoni se po humbisni peshë, por është më shumë një perceptim. Duke qenë se këto suplemente përmbajnë laksativë, të cilët zbusin feçet dhe ju bëjnë të shkoni në tualet më shpesh. Kjo mund të çojë në një rënie të shpejtë nga pesha, por në të njëjtën kohë mund të jetë edhe e dëmshme pasi shumë shpejt do t`i rimerrni ato kilogramë.
Po fruti açai berry, a është i shëndetshëm?
Përsa i përket frutit, po. Është një frut i shëndetshëm për t`u përfshirë në dietë, por nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të vërtetuar efektet kundër plakjes, përmirësimit të gjumit apo artritit. Për nga vlerat ushqyese është i ngjashëm me boronicat dhe manaferrat, po me më pak sheqer.
Si përfundim?
Shmnagni suplementet me açai. Është e theshtë të përfshihesh në trende të tilla, sidomos kur rrjetet sociale dhe mediat flasin gjithëandej për të. Por në këtë rast, për shkak të riskut për dehidrim, çrregullim elektrolitik dhe efekte anësore në fëmijët gjatë ushqyerjes me gji, këto suplemente është mirë të shmangen.







Lini një koment